Para ruse për financim të partive? Meta: Cirku i akuzave politike pikëpyetje për zgjedhjet - Video

22 Views
#oranews #intervista #gertameta #rusia #parti

Me të ftuarin në 'Ora e Intervistës' flasim për temat më të nxehta të ditës. Liderë të politikës shqiptare dhe jo vetëm, çdo në ekranin e RTV Ora Deklarata të forta, intervista ekskluzive.

Ekspertja e proceseve zgjedhore Gerta Meta thotë se nëse vijojmë të mbetemi në cirkun e akuzave të gjithë do të jemi në pikëpyetje se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në Shqipëri.

Gjatë një interviste për RTV ORA ekspertja e proceseve zgjedhore tha se mekanizmi për kontrollin zgjedhor ekziston.
Gerta Meta: Partitë politike e kanë përgjegjësinë për të qenë transparent me të ardhurat. Kemi mbetur vetëm në akuza. PD akuzon që maxhoranca duhet ta bëjnë këtë transparencë. Nëse SHBA ka dalë në raport që ekziston paraja rusë për të financuar fushatat e disa kandidatëve, duhet të ketë një emergjencë dhe të sqarohet kjo situatë. Komisioni Zgjedhor e ka mekanizmin si kontrollon partitë. Kemi 64 monitorues që kanë qenë prezent në zgjedhjet e fundit. Kanë gjithë kohën në dispozicion për të audituar të ardhurat dhe shpenzimet në fushatat zgjedhore. Vetëdeklarimi në krahasim me këtë kontroll nxjerr në pah sa të vërteta janë deklarimet e tyre.


Teksa sjell në vëmendje shqetësimin e SHBA lidhur me financimin e partive politike nga rusët ajo thotë se vetë partitë politike në Shqipëri janë përpjekur ti fshehin të ardhurat.


Gerta Meta: Transparenca e donatorëve është në hije nuk është bërë asnjëherë, se partitë politike janë përpjekur ti fshehin të ardhurat. Ligji është aty. Sikur një parti politike nëse nuk shfaq transparencë për të ardhurat të ndalohej të futej në zgjedhje do të ishte kosto e madhe për partinë dhe një mësim i madh për të tjerët. Ndonjëherë ka dhe hezitim nga prokuroria për të parë. Fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar dhe e sjellin në vëmendje është një moment i mirë reflektimi. Nëse paratë kanë ekzistuar atëherë kjo vë në dyshim proceset elektorale. Ne të gjithë do të jemi në pikëpyetje se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në Shqipëri nëse vijojmë të mbetemi në cirkun e akuzave.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/para-ruse-per-financim-te-partive-meta-cirku-i-akuzave-politike-pikepyetje-i1056641

Follow RTV Ora

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2sPcqj3

Facebook: https://www.facebook.com/RTVOra

Instagram: https://www.instagram.com/rtvora/
Category
Twitch Hot Tub
Tags
ora live, ora news, ora news 360 grade
Commenting disabled.