Meta: Nuk është koha për të bërë më eksperimente me të ardhmen e vendit - Video

46 Views
#oranews #ilirmeta

Kreu i Partisë së Lirisë ka zhvilluar takim me gratë pjesë të Partisë së Lirisë në degën Tiranë.

Meta tha se do të ishte mirë që policët të silleshin me banditët siç sillen me njerëzit në protesta por sipas tij ato e dinë se çfarë pëlqen Rama.

Sakaq ai shtoi se nuk është koha më për eksperimente me të ardhmen e vendit.

Ilir Meta: Politika e shtypjes sociale e zhveshjes së qytetarëve nga të drejtat themelore nuk është e rastësishme, është e qëllimshme. Instalimi i arbitraritetit dhe i dhunës psikologjike deri dhe fizike ndaj qytetarit. Keni parë si sillen policët nëpër protesta. Sa mirë do të ishte të silleshin me banditët kështu por nuk ndodh. Jo se nuk kemi polic trima dhe me dinjitet por sepse shpesh në vendet kyçe vendosen shërbëtorët e partisë dhe ato e dinë që kryeministri ka qejf lidhjet e drejtpërdrejta me bandat dhe të fort. Kur mungon vullneti politik nuk mund të presësh reagim normal të policëve dhe të punonjësve të shtetit.

“Nuk është koha për të bërë më eksperimente me të ardhmen e vendit. Vendi ka nevojë për përgjegjshmëri, lidership të gatshëm, llogaridhënie, të rimarr në dorë kontrollin e vendit. Referendumi do të jetë rruga e vendosjes së kontrollit mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi të gjitha institucionet në vend dhe për garantim të një Shqipërie ku gratë do të jenë zonja dhe vetë Shqipëria e tillë.”

Për më shumë lexoni: https://www.oranews.tv/vendi/meta-nuk-eshte-koha-per-te-bere-me-eksperimente-me-te-ardhmen-e-vendit-i1055746

Follow Televizionin Ora News

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram https://www.instagram.com/oranewstv/

Twitter https://twitter.com/OraNewsRTV
Category
Twitch Hot Tub
Tags
live, lajme ora news, lajme rtv ora
Commenting disabled.